Skip to main content

6.1.3 TVSH

Klikoni në modulin Inventari, në menunë Konfigurime, më pas klikoni nënmenunë TVSH.

Figura 55. Navigimi për tek nivelet e TVSH-së

6.1.3.1 Shtimi TVSH

Në ekran do t’ju shfaqet lista me të gjitha TVSH-të e shtuar në sistem. Për të shtuar një tvsh të re klikoni në butonin Shto.

Figura 56. Shto TVSH

Pasi të keni klikuar butonin Shto, do t'ju shfaqet dritarja me fushat dhe tab-et si në figurën më poshtë.

Figura 57. Fushat e kartelës TVSH-së

Plotësoni të gjitha fushat e nevojshme:

  • Id (1) - kodi i TVSH.
  • Përqindja (2) - plotësohet nga përdoruesi niveli % së TVSH.
  • Përshkrim (3)- përcaktohet përshkrimi për TVSH.

6.1.3.2 Editimi TVSH

Për të edituar një TVSH klikoni butonin Ndrysho (fig 58). Modifikoni të dhënat dhe më pas klikoni në butonin "Ndrysho" sipas figurës së mëposhtme (fig 59).

Figura 58. Editim të dhenave të TVSH-së

Figura 59. Ndryshimi i të dhënave të TVSH-së

6.1.3.2 Fshirja TVSH

Për te fshirë një TVSH nga sistemi mjafton të përzgjidhni TVSH që doni të fshini dhe te klikoni në butonin Fshi (fig 60).

Figura 60.Fshirja e TVSH-se