6.1.1 Magazinat
Klikoni në modulin Inventari ,në menunë Konfigurime, më pas klikoni nënmenunë Magazinat (fig 41).
Figura 41. Navigimi per tek Magazinat
6.1.1.1 Shtimi Magazine
Në ekran do t’ju shfaqet lista me të gjitha magazinat e shtuar në sistem. Për të shtuar një magazinë të re klikoni në butonin Shto(fig 42).
Figura 42. Shto Magazinë

Pasi të keni klikuar butonin Shto, do t'ju shfaqet dritarja me fushat dhe tab-et si në figuren më poshtë (fig 43).
Figura 43. Fushat e kartelës magazinë
Plotësoni të gjitha fushat e nevojshme:
- Kodi (1) - kodi i artikullit është një vlerë unike, në rastet kur kodi nuk vendoset manualisht nga tastiera, autogjenerohet në mënyrë automatike nga vetë sistemi gjatë shtimit të magazinës. Nese vendoset manualisht duhet të bëhet uncheck autogjenerimi.
- Qyteti (2) – qyteti në të cilën ndodhet magazina.
- Adresa (3)- adresa se ku ndodhet magazina.
- Tipi(4)- përzgjidhet se cfarë tipi është lokacioni që po hap Magazinë,Dyqan,Shitje,Ekspozitë,Tjetër.
- Përshkrimi (5) - një e dhënë identifikuese për magazinë.
- Magazina (6) – do të shërbejë si fushë e jashtme nese integrohet me sisteme të jashtme (jo e detyrueshme për t’u plotësuar).
- Caktuar përdoruesit (7) – përcaktohet përgjegjësi për magazinë.
- Numri i Celularit (8) – përcakton numrin e telefonit që magazina do ta përdorë për të përgjigjur.
- Email(9) - përcakton email që magazina do te përdorë.
- Aktiv—përcakton nese magazina është aktive apo jo. Nese magazina ka stok, nuk mund të kaloj në statusin inaktiv.
- Përdor si magazinë tranzitore – përcakton nese magazina është magazinë transit.
- Përdor magazinën për asete - përcakton nese magazina është magazinë asetesh.
- Shto – pasi janë plotësuar informacionet e nevojshme për magazinë, për ta shtuar klikohet butoni “Shto”.
- Anullo – për të anulluar veprimet e kryera klikohet mbi butonin “Anullo”.
6.1.1.2 Editim Magazine
Për të edituar një magazinë klikoni butonin Ndrysho (fig 44). Modifikoni të dhënat dhe më pas klikoni në butonin Ndrysho. (fig 45)
Figura 44. Editim të dhënave të magazinës
6.1.1.3 Magazine Inaktive
Për të bërë një magazinë inaktive, si fillim përzgjidhni magazinën dhe me pas klikoni në butonin Ndrysho (fig 46).
Figura 46. Klik butonin “Ndrysho”
Kliko mbi opsion Aktiv(fig 47) në mënyrë që të kaloj ne opsionin Inaktiv(fig 48).
Figura 47. Klik butonin “Aktiv”
Figura 48. Magazinë Inaktive