6.3.1 Shtim i një fletë hyrje
Për të regjistruar një fletë hyrje klikoni menunë Inventari, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Fletë hyrjet më pas klikoni butonin Shto (fig 138)
Figura 138. Lista e fletë hyrjeve
Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotësoni fushat në formën e hapur (fig 139).
Figura 139. Regjistro fletë hyrje
- Numri i dokumentit (1) - në rastet kur numri i dokumentit nuk plotësohet nga përdoruesi, vlera gjenerohet automatikisht gjatë ruajtjes së fletë hyrjes.
- Data e dokumentit (2) - përzgjidhni datën në të cilën do të regjistrohet dokumenti.
- Përshkrimi (3) - plotësoni fushën me një përshrkim rreth dokumentit.
- Lloji i fletë hyrjes (4) - përzgjidhni llojin që doni të regjistroni.
- Magazina (5) - përzgjidhni magazinën ku do të vendoset artikulli.
- Transportuesi (6) - përzgjidhni transportuesin.
- Automjeti (7) - përzgjidhni automjetin që do të kryej transportin.
- Artikulli (8) - përzgjidhni artikullin.
- Përshkrimi (9) - fusha përshkrimi plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së artikullit.
- Cmimi (10) - fusha cmimi plotësohet automatikisht sipas cmimit blerës të konfiguruar për artikullin.
- Sasia (11) - në fushën sasia do të saktësoni numrin e artikujve që do të magazinohen.
- Njesia matëse (12) - njësia matëse plotësohet automatikisht.
- Monedha (13) - përzgjidhni monedhën.
- Kursi i këmbimit (14) - plotësohet automatikisht sipas kursit të konfigurar për monedhën e zgjedhur.
- Mon. Baze (15) -plotësohet automatkisht.
- Mon.Huaj (16) - plotësohet automatkisht.
- Shto rresht - për të regjistruar artikuj të tjerë mjafton të klikoni butonin Shto rresht.
- Ruaj në draft - duke klikuar mbi butonin ruaj në draft dokumenti mund të editohet dhe të postohet në një moment të dytë.
- Posto - klikoni butonin Posto për të regjistruar dokumentin në sistem , pas postimit dokumenti nuk mund te editohet.