6.1.5 Automjetet
Klikoni në modulin Inventari, në menunë Konfigurime, më pas klikoni nënmenunë Automjetet.
Figura 67. Navigimi për tek Automjetet

6.1.5.1 Shtimi i Automjeteve
Në ekran do t’ju shfaqet lista me të gjithë automjetet e shtuar në sistem. Për të shtuar një automjet te ri klikoni në butonin Shto.
Figura 68. Shto Automjet

Pasi të keni klikuar butonin Shto, do t'ju shfaqet dritarja me fushat dhe tab-et si në figurën më poshtë.
Figura 69. Fushat e kartelës se Automjetit

Plotësoni të gjitha fushat e nevojshme:
- Targa: Numri unik i identifikimit të automjetit
- Shasia: Numri i identifikimit unik i strukturës se automjetit.
- Marka: Marka e prodhuesit të automjetit
- Viti i Prodhimit: Viti kur automjeti është prodhuar
- Lloji i automjetit: Klasifikimi i përgjithshëm i automjetit
- Nr. i pronesise: Numri i identifikimit të pronarit aktual të automjetit.
- Pronësia: Informacioni për pronarin aktual të automjetit, p.sh. emri dhe kontakti.
- Kapaciteti: Informacioni mbi kapacitetin e motorit të automjetit, p.sh. në kubikë, për automjetet me motor veri.
- Kilometrazhi: Numri i kilometrave të udhëtuar nga automjeti deri në momentin e regjistrimit.
- Leje Qarkullimi: Informacioni në lidhje me statusin e lejes së qarkullimit të automjetit, p.sh. e vlefshme, e skaduar, etj.
- Përshkrimi: Detaje të tjera për automjetin që mund të përfshijnë ngjyrën, specifikime teknike të brendshme dhe të jashtme, etj.
- Aktiv: Statusi aktual i automjetit, nëse është në gjendje funksionale dhe në përdorim ose jo.
- Ka leje qarkullimi: nëse automjeti aktualisht ka një leje të vlefshme qarkullimi.
6.1.5.2 Editimi i Automjeteve
Për të edituar një Automjet klikoni butonin "Ndrysho" (fig 63). Modifikoni të dhënat dhe më pas klikoni në butonin Ndrysho sipas figurës së mëposhtme.
Figura 70. Editim të dhënave të automjetit

Figura 71. Ndryshimi i të dhënave të automjetit

6.1.5.3 Fshirja e Automjeteve
Për te fshirë një automjet nga sistemi mjafton të përzgjidhni automjetin që doni të fshini dhe te klikoni në butonin Fshi (fig 72).
Figura 72. Fshirja e automjetit