2.Qëllimi i Manualit
Qëllimi kryesor i këtij manuali është të ofrojë një udhëzues të qartë dhe të strukturuar për përdoruesit si të përdorin sistemin DevBooks për menaxhimin e kontabilitetit dhe operacioneve të tjera të biznesit. Ky resurs do të ndihmojë përdoruesit të kuptojnë dhe të përdorin sistemin me efikasitet të plotë, duke ofruar hapa të detajuara për :
- Caktimin e parametrave themelorë të sistemit, siç janë konfigurimet e llogarive,valutat dhe periudhat financiare.
- Shpjegimin e funksioneve kyçe të sistemit që përmirësojnë efikasitetin dhe saktësinë në menaxhimin e informacionit financiar dhe të biznesit.
- Demonstrimin e procedurave praktike për të menaxhuar proceset financiare, përfshirë regjistrimin e transaksioneve dhe gjenerimin e raporteve financiare.