Taksat
Në menunë taksat mund të konfiguroni tatimin mbi të ardhurat personale dhe taksat e sigurimeve, mund të modifikonin të dhënat në secilin prej tyre.
1.Konfiguro tatim mbi të ardhurat personale
Klikoni menunë Burimet njerëzore, përzgjidh dhe klikon nënmenunë Konfigurime, klikoni nënmenunë Taksat më pas klikoni butonin Shto (fig x).
Figura x. Tatim mbi të ardhurat personale

Plotësoni të gjitha fushat në formën e hapur dhe klikoni butonin Shto (fig x).
Figura x. Shto Tatim mbi të ardhurat
**
2.Modifiko tatim mbi të ardhurat personale
Për të modifikuar të dhënat mbi shkallën tatimore e tatimit mbi paga, klikoni në butonin Ndrysho (fig x) , modifikoni të dhënat në formën e hapur dhe më pas klikoni butonin Ndrysho për të ruajtur ndryshimet.
Figura x. Edito tatim mbi të ardhurat personale

3.Fshi tatim mbi të ardhurat personale
Për të fshirë konfigurimet tatim mbi të ardhurat personale, përzgjidhni tatimin mbi të ardhurat që doni të fshini dhe klikoni butonin Fshi (fig x).
Figura x. Fshi tatimin mbi të ardhurat personale

4.Konfiguro Taksat e Sigurimeve
Për të konfiguruar taksat e sigurimeve klikoni Burimet njerëzore, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Konfigurime, klikoni nënmenunë Taksat dhe plotësoni të gjitha fushat e nevojshme tek Taksat e sigurimeve (fig x).
Figura x. Konfiguro taksat e sigurimeve
