Llojet e pagesave
Në menunë llojet e pagesave mund te konfiguroni llojet e ndryshme të pagesave, të editoni të dhënat dhe të ndryshoni statuset për llojet e pagesave të regjistruara në sistem.
1.Shto lloj pagese
Për të shtuar një lloj pagese në sistem klikoni menunë Burimet njerëzore, klikoni nënmenunë Konfigurime, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Llojet e pagesave dhe më pas klikoni butonin Shto (fig x).
Figura x. Lista e llojeve të pagesave
Në formën e hapur plotësoni fushat Lloji i pagesës dhe Përqindja për të përcaktuar sesa përqind e pagës do paguhet lloji i pagesës.
Figura x. Shto lloj pagese

2.Edito një lloj pagese
Për të editur përqindjen e konfiguruar për një lloj pagese, në listën e llojeve të pagesave përzgjidhni llojin e pagesës që doni të editoni dhe klikoni butonin Ndrysho (fig x). Në formën e hapur modifikoni përqindjen dhe më pas klikoni butonin Ndrysho për të ruajtur ndryshimin.
Figura x. Edito llojin e pagesës
3. Ndrysho statusin aktiv/jo aktiv llojin e pagesës
Për të ndryshuar statusin e llojit të pagesës, përzgjidhni llojin e pagesës qe doni të caktivizoni/aktivizoni dhe klikoni box-in Aktiv/Inaktiv (fig x).
Figura x. Ndryshim statusi
Me pas klikoni butonin Konfirmo (fig x) për të konfirmuar ndryshimin e statusit.
Figura x. Konfirmo ndryshim statusi