Departamentet
Në menunë departamente do mund të konfiguroni departamentet, të editoni të dhënat e tyre dhe të fshini departamentet.
1.Shtimi i departamenteve
Për të shtuar departamente në sistem klikoni menunë Burimet njerëzore, klikoni nënmenunë Konfigurime, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Departamente dhe më pas klikoni butonin Shto (fig x).
Figura x. Departamentet

Plotësoni të dhënat Emri dhe Drejtuesi në formën e hapur, më pas klikoni në butoni Shto (fig x).
Figura x. Shto departament

2.Editimi i të dhënave të një departamenti
Për të edituar të dhënat e një departamenti klikoni menunë Burimet njerëzore, nënmenunë Konfigurime, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Departamentet. Në listën e departamenteve përzgjidhni departamentin që do të editoni dhe klikoni butonin Ndrysho (fig x).
Figura x. Modifiko departament

Pasi të keni modifikuar të dhënat në formën e hapur klikoni butonin Ndrysho për të ruajtur ndryshimet.
3.Fshi departament
Për të fshirë një departament përzgjidhni departamentin që doni të fshini nga lista Departamentet, më pas klikoni butonin Fshi (fig 3.1).
Figura x. Fshi departament
