10.5 Listëpagesat
Në menunë listëpagesa mund të krijoni listëpagesa, të shtoni punonjës në listëpagesën e krijuar, të editoni listëpagesat në statusin draft, të shikoni të dhënat e një listëpagese, të shkarkoni listëpagesat e krijuara dhe të fshini listëpagesat që ndodhen në statusin Draft.
1.1 Konfigurimi i një listëpagese
Për të krijuar një listëpagesë të re klikoni menunë Burimet njerëzore, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Listëpagesat, më pas klikoni butonin Shto (fig 1.1.1).
Figura 1.1.1 Listëpagesat
Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotësoni formën e hapur dhe klikoni butonin Shto për të ruajtur të dhënat (fig 1.2).

Figura 1.1.2 Shto listëpagesë
Numri i dokumentit (1) - numri i dokumentit autogjenerohet nga sistemi ne rast se nuk shkruhet manualisht nga përdoruesi.
Muaji dhe viti (2) - përcaktoni muajin dhe vitin e listëpagesës.
Përshkrimi (3) - fusha përshkrimi nuk është e detyrueshme, mund të plotësohet nese doni të shtoni përshkrim mbi listëpagesën.
1.2 Shtimi i punonjësve në listëpagesë
Pas krijimit të një listëpagese, klikoni në butonin Shto punonjës (fig 1.2.1)
Figura 1.2.1 Shto punonjës në listëpagesë
Në formën e hapur përzgjidhni punonjësin që do të shtoni, plotësoni fushat leje me pagesë, leje pa pagesë dhe më pas klikoni butonin Shto (fig 1.2.2).
Figura 1.2.2 Shto punonjës