10.3 Bonuset
Në menunë bonuset mund të shtoni bonuse, të editoni të dhënat e bonuseve të regjistruara dhe te fshini bonuset.
1.Shtimi i bonuseve
Për të shtuar një bonus të ri klikoni në menunë Burimet njerëzore, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Bonuset dhe me pas klikoni në butonin Shto (fig x).
Figura x. Lista e bonuseve
Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotësoni të gjitha fushat në formën e hapur (fig x).
Figura x. Regjistro bonus
- Lloji i bonusit (1) - përzgjidhni llojin e bonusit.
- Muaji (2) - përcaktoni vitin dhe muajin.
- Bonus në nivel (3) - ekzistojnë tre nivele kompanie, departamenti, punonjësi, përzgjidhni një nga nivelet.
- Vlefshmëria (4) - përzgjidhni vlefshmërinë.
- Vlera (5) - caktoni vleren e bonusit.
- Monedha (6) - përzgjidhni monedhën.
- Lloji i shumës (7) - përzgjidhni llojin e shumës Neto/Bruto.
Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat, klikoni butonin Shto.
2.Editimi i një bonusi
Për të edituar të dhënat e një bonusi përzgjidhni bonusin që do të modifikoni nga lista e bonuseve dhe me pas klikoni në butonin Ndrysho (fig x).
Figura x. Edito Bonus
Pasi të keni modifikuar të dhënat ne formën e hapur, klikoni butonin Ndrysho për ti ruajtur ato.
3.Fshirja e një bonusi
Për të fshirë një bonus nga sistemi, përzgjidhni bonusin që doni të fshini dhe më pas klikoni butonin Fshi (fig x)
Figura x. Fshi bonus