10.4 Ndalesat
Në nënmenunë ndalesat do mund të shtoni ndalesa në nivel kompanie, departamenti, pinonjësi, të modifikoni të dhënat e një ndalese të konfiguruar dhe te fshini ndalesa nga sistemi.
1.Shto ndalesa
Për të regjistruar një ndalesë klikoni në menunë Burimet njerëzore, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Ndalesat,më pas klikoni butonin Shto (fig x).
Figura x. Shto ndalesa

Plotësoni të gjitha fushat e nevojshme në formën e hapur (fig x):
Figura x. Regjistro ndalesa

- Lloji i ndalesës (1) - përzgjidhni llojin e ndalesës.
- Përshkrimi (2) - plotësoni fushën përshkrimi.
- Ndalesë në nivel (3) - ekzistojnë tre nivele kompanie, departamenti, punonjësi, përzgjidhni një nga nivelet.
- Shuma (5) - caktoni vleren e ndalesës.
- Muaji dhe viti (6) - përzgjidhni vitin dhe muajin.
Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat, klikoni butonin Shto.
2. Editimi i ndalesave
Për të modifikuar të dhënat e një ndalese, përzgjidhni ndalesën që do të ndryshoni, më pas klikoni butonin Ndrysho (fig x).
Figura x. Modifiko ndalesa
Pasi të keni modifikuar të dhënat në formën e hapur, klikoni butonin Ndrysho për ti ruajtur ndryshimet.
3.Fshirja e ndalesave nga sistemi
Për të fshirë ndalesat e konfiguruara në sistem, përzgjidhni ndalesën që doni të fshini dhe më pas klikoni butonin Fshi (fig x).
Figura x. Fshi ndalesën
Pasi të keni klikuar butonin Fshi, konfirmoni fshirjen në pop-up e shfaqur duke klikuar butoni Fshi (fig x).
Figura x. Konfirmo fshirjen