10.2 Punonjësit
Në menunë punonjesit mund të regjistroni punonjës të rinjë në sistem, të editoni të dhënat e punonjësve të regjistruar dhe të fshini punonjës nga sistemi.
1.Shtimi i një punonjësi të ri
Për të shtuar punonjës të rinjë klikoni menunë Burimet njerëzore, përzgjidhni dhe klikonin nënmenunë Punonjësit më pas klikoni butonin Shto (fig x).
Figura x. Punonjësit
Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotësoni të gjitha fushat e nevojshme në formën e hapur (fig x):
Figura x. Regjistro punonjës
- Numri identifikimit (1) - vendosni numrin e identifikimit të punonjësit që po regjistroni
- Emri (2) - emri i punonjësit
- Mbiemri (3) - mbiemri i punonjësit
- Depratamenit (4) - përzgjidhni departamentin
- Pozicioni i punës (5) - përzgjidhni pozicionin e punës të punonjësit
- Monedha (6) - përzgjidhni monedhen e pagës
- Lloji i shumës (7) - ekzistojnë dy lloje, neto dhe bruto, përzgjidhni njërin prej tyre
- Paga (8) - plotësoni pagën për punonjësin në neto ose bruto sipas përzgjedhjes ne fushën lloji i shumës
- Data e fillimit (9) - caktoni datën e fillimit të punonjësit, bazuar mbi kontratën e lidhur
- Datën e mbarimit (10) - plotësoni datën e mbarimit nëse ka një afat mbarimi
- Vjetërsi në punë - plotësoni vjetërsinë në punë për punonjësin që po regjistroni
Pasi të keni plot5suar të gjitha fushat e nevojshme, klikoni butoni Shto. Pas ketij veprimi punonjësi i sapo shtuar do të shfaqet në listën Punonjësit.
2.Editimi i të dhënave të punonjësit
Në listën e shfaqur të punonjësve përzgjidhni punonjësin për të cilin do të modifikoni të dhenat, më pas klikoni në butonin Ndrysho (fig x).
Figura x. Modifiko punonjës
Pasi të keni modifikuar të dhënat klikoni butonin Ndrysho për të ruajtur ndryshimet.
3.Fshirja e një punonjësi
Për të fshirë një punonjës nga sistemi, përzgjidhni punonjësin që doni të fshini nga lista e punonjësve dhe me pas klikoni butonin Fshi (fig x).
Figura x. Fshi punonjës