Skip to main content

Urdhër shitje

Në menunë urdhër shitje mund të krijoni urdhër shitje, te shikoni të dhënat e një urdhër shitje, të editoni të dhënat e një urdhër shitje dhe të konvertoni një urdhër shitje në faturë shitje.

1.Shtimi i një urdhër shitje

Për të shtuar një urdhër shitje klikoni menunë Shitje & blerjet, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Urdhër Shitje, më pas klikoni butonin Shto (fig 1.1).

Figura 1.1 Urdhrat e shitjes

Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotesoni të gjitha fushat në formën e hapur fig(1.2):

Figura 1.2 Shto urdhër shitje

  • Klienti (1) - përzgjidhni klientin.

  • Rezervo Stok (2) - aktivizoni rezervo stok nëse doni të rezervoni artikullin që do të regjistroni në urdhër shitje.

  • Numri i dookumentit (3) - në rastet kur autogjenerimi është aktiv numri i dokumentit gjenerohet automaitkisht.

  • Data (4) - përzgjidhni datën e regjistrimit të dokumentit.

  • Përshkrimi (5) - vendosni një pershrkim në lidhje me dokumentit që po shtoni.

  • Qëndra e kostos (6) - përzgjidhni qëndrën e kostos në rast se do të bëni shpërndarje të kostos sipas qëndrave të regjistruara në sistem. Për të caktuar një shpërndarje të re klikoni butonin zgjidh manualisht.

  • Pika e shitjes (7) - përzgjidhni pikën e shitjes, klikoni në butonin Shto pranë fushës Pika e shitjes për të shtuar një pikë shitje të re.

  • Afati i pagesës (8_ - përcaktoni afatin e pagesës.

  • Magazina (9) - fusha magazina plotësohet automatikishit me përzgjedhjen e pikës së shitjes, por mund dhe të ndryshohet e përzgjidhet nga përdoruesi.

  • Automjeti (10) - përzgjidhni automjetin.

  • Transportuesi (11) - përzgjidhni transportuesin.

  • Monedha (12) - përzgjidhni monedhën.

  • Kursi i këmbimit (13) - kursi i kembimit plotësohet automatikisht.

  • Pagesë nga Arka (14) , Banka (15) - ma aktivizimin e një nga formave të pagesës, ju shfaqet drop-down lista sipas aktivizimit përkatës. Lista e arkave nëse zgjidhni pagesë nga arka, lista e bankave nëse zgjidhni pagesë nga banka.

  • Tipi (16) - shfaqen 2 tipe, llogari ose artikull, përzgjidhni njërin prej tyre.

  • Kodi (17) - në rastet kur zgjidhni tipi Artikull në fushën kode ju shfaqet lista e artikujve. Në rastet kur zgjidhni tipin llogari ju shfaqet lista e llogarive.

  • Përshkrimi (18) - fusha përshkrimi plotësohet automatikisht.

  • Njësia (19) - fusha njësia plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së artikullit.

  • Tvsh (20) - tvsh plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së artikullit.

  • Sasia (21) - plotësoni sasinë e artikujve që do të regjistroni në urdhër shitje.

  • Cmimi (22) - cmimi plotësohet automatikisht.

    Shto rresht - nëse do duhet të shtoni llogri ose artikuj të tjerë në dokumentin Urdhër shitje klikoni butonin Shto rresht .

    Për të ruajtur të dhwnat e regjistruara më lartë klikoni butonin Ruaj.

2.Editimi i të dhënave të një urdhër shitje

Për të editur të dhënat e një urdhër shitje, përzgjidhni urdhërin të dhënat e të cilit do të editoni dhe klikoni butonin Ndrysho (fig 2.1).

Figura 2.1 Butonin Ndrysho

Pasi të keni modifikuar të dhënat në formën e hapur klikoni butonin Ruaj.

3. Shiko urdhër shitje

Për të kontrolluar të dhënat e regjistruara në një urdhër shitje, klikoni butonin Shiko (fig 3.1).

Figura 3.1 Shiko urdhër shitje

4. Konvertimi i urdhërit në faturë

Për të konveruar një urdhër në faturë, përzgjidhni urdhërin më pas klikoni në butonin Konverto Urdhër në Faturë (fig 4.1)

Figura 4.1 Konverto urdhër në faturë