Skip to main content

Faturë Shitje

Në menunë faturë shitje mund të kontrolloni listën e faturave të shitjes, të krijoni faturë shitje, të kontrolloni të dhënat e një faturë shitje. Për të kaluar në menunë Faturë shitje menunë Shitje & blerje dhe përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Faturë shitje.

1.Krijimi i një faturë shitje

Për të krijuar një faturë shitje klikoni në menunë Shitje & blerje, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Faturë shitje dhe më pas klikoni butonin Shto (fig 1.1).

Figura 1.1 Faturat e shitjes

Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotesoni të gjitha fushat në formën e hapur fig(1.2):

Figura 1.2 Shto faturë shitje

  • Klienti (1) - përzgjidhni klientin.

  • Numri i dokumentit (3) - në rastet kur autogjenerimi është aktiv numri i dokumentit gjenerohet automaitkisht.

  • Data (4) - përzgjidhni datën e regjistrimit të dokumentit.

  • Përshkrimi (5) - vendosni një pershrkim në lidhje me dokumentit që po shtoni.

  • Qëndra e kostos (6) - përzgjidhni qëndrën e kostos në rast se do të bëni shpërndarje të kostos sipas qëndrave të regjistruara në sistem. Për të caktuar një shpërndarje të re klikoni butonin zgjidh manualisht.

  • File bashkengjitur (7) - klikoni butonin shto nëse doni të shtoni file të tjera si doc plotësues mbi faturën e shitjes

  • Pika e shitjes (8) - përzgjidhni pikën e shitjes, klikoni në butonin Shto pranë fushës Pika e shitjes për të shtuar një pikë shitje të re.

  • Afati i pagesës (9) - përcaktoni afatin e pagesës.

  • Magazina (10) - fusha magazina plotësohet automatikishit me përzgjedhjen e pikës së shitjes, por mund dhe të ndryshohet e përzgjidhet nga përdoruesi.

  • Automjeti (11) - përzgjidhni automjetin.

  • Transportuesi (12) - përzgjidhni transportuesin.

  • Monedha (13) - përzgjidhni monedhën.

  • Kursi i këmbimit (14) - kursi i kembimit plotësohet automatikisht.

  • Gjenero Arketim/Depozitim (15) - me aktivizimin e gjenero Arkëtim/depozitim shfaqet forma e pagesës nga arka ose nga banka. Në rastet kur gjenero Arkëtim/Depozitim nuk aktivizohet, fatura mbetet në statusin papaguar.

  • Pagesa nga Arka (16) /Banka (17) - përzgjidhni një nga format e pagesës, dhe arkën ose bankën ku do të bëhet pagesa

  • Tipi (18) - shfaqen 2 tipe, llogari ose artikull, përzgjidhni njërin prej tyre.

  • Kodi (19) - në rastet kur zgjidhni tipi Artikull në fushën kode ju shfaqet lista e artikujve. Në rastet kur zgjidhni tipin llogari ju shfaqet lista e llogarive.

  • Përshkrimi (20) - fusha përshkrimi plotësohet automatikisht.

  • Njësia (21) - fusha njësia plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së artikullit.

  • Tvsh (22) - tvsh plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së artikullit.

  • Sasia (23) - plotësoni sasinë e artikujve që do të regjistroni në urdhër shitje.

  • Cmimi (24) - cmimi plotësohet automatikisht.

    Shto rresht - nëse do duhet të shtoni llogri ose artikuj të tjerë në dokumentin Urdhër shitje klikoni butonin Shto rresht .

    Për të ruajtur të dhwnat e regjistruara më lartë klikoni butonin Ruaj.

2. Krijimi i një fature parapagimi

Për të krijuar një faturë parapagimi klikoni në menunë Shitje & blerje, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Faturë shitje dhe më pas klikoni butonin Shto (fig 1.1).

Plotësoni formën me të dhëna si më poshtë fig(2.1)

Figura 2.1 Fatur5 parapagimi

  • Klienti (1) - përzgjidhni klientin.
  • Faturë parapagimi (2) - aktivizoni faturë parapagimi
  • Numri i dokumentit (3) - në rastet kur autogjenerimi është aktiv numri i dokumentit gjenerohet automaitkisht.
  • Data (4) - përzgjidhni datën e regjistrimit të dokumentit.
  • Përshkrimi (5) - vendosni një pershrkim në lidhje me dokumentit që po shtoni.
  • File bashkengjitur (6) - klikoni butonin shto nëse doni të shtoni file të tjera si doc plotësues mbi faturën e parapagimit
  • Pika e shitjes (7) - përzgjidhni pikën e shitjes, klikoni në butonin Shto pranë fushës Pika e shitjes për të shtuar një pikë shitje të re.
  • Afati i pagesës (8) - përcaktoni afatin e pagesës.
  • Magazina (9) - fusha magazina plotësohet automatikishit me përzgjedhjen e pikës së shitjes, por mund dhe të ndryshohet e përzgjidhet nga përdoruesi.
  • Monedha (10) - përzgjidhni monedhën.
  • Kursi i këmbimit (11) - kursi i kembimit plotësohet automatikisht.
  • Gjenero Arketim/Depozitim - me aktivizimin e gjenero Arkëtim/depozitim shfaqet forma e pagesës nga arka ose nga banka
  • Pagesa nga Arka /Banka - përzgjidhni një nga format e pagesës, dhe arkën ose bankën ku do të bëhet pagesa
  • Tipi (12) - përzgjidhni tipin llogari
  • Kodi (13) - përzgjidhni kodin që i përketë llogarisë së parapagimit
  • Përshkrimi (14) - fusha përshkrimi plotësohet automatikisht.
  • Tvsh (15) - përzgjidhni TVSH
  • Cmimi (16) - plotësoni fushën cmimi

Për të ruajtur të dhwnat e regjistruara më lartë klikoni butonin Ruaj.

3.Lidhja e një fature shitje me një faturë parapagimi

Gjatë krijimit të një faturë shitje për klientin të cilin keni regjistruar fature parapagimi më parë plotësoni të gjitha fushat e nevojshme për regjistrimin e nje fature, klikoni në butonin Shto rresht.

Figura 3.1 Lidh faturë parapagimi

Në fushën Tipi përzgjidhni Llogari dhe ne fushën Kodi përzgjidhni llogarinë e parapagimit. Pas ketij veprimi klikoni butonin Lidh faturë parapagimi (fig 3.1)

Në formën e shfaqur përzgjidhni faturën e parapagimit (fig 3.2). Pas zgjedhjes së faturës së parapagimit fushat TVSH dhe cmimi plotësohen automatikisht me vlerat e konfiguruara në faturën e parapagimit.

Figura 3.2 Zgjidh faturë parapagimi

Pasi të keni zgjedhur faturën e parapagimit klikoni butonin Ruaj (fig 3.3).

Figura 3.3 Mbyllja e një faturë shitje me faturë parapagimi

4. Gjenerimi i një mandat Arkëtimi/Depozitimi pë fatura të papaguara

Në listë faturat e shitjes përzgjidhni faturën e papaguar për të cilën do të gjeneroni mandat arkëtimi/depozitimi.

Klikoni butonin Shiko (fig 4.1).

Figura 4.1 Klikoni butonin shiko

  • Në rast së për faturën e regjistruar do të gjeneroni mandat Arketimi klikoni butonin Shto mandat Arketimi (fig 4.2).

Figura 4.2 Shto mandat arkëtimi

Në formën e shfaqur plotësoni të dhënat si më poshtë (fig 4.3):

Përzgjidhni arkën, plotësoni vlerën më pas klikoni butonin Shto.Figura 4.3 Detajet e mandat arkëtimit

  • Në rast së për faturën e regjistruar do të gjeneroni mandat Depozitimi klikoni butonin Shto Mandat Depozitimi (fig 4.4).

Figura 4.4 Shto mandat depozitimi

Në formën e shfaqur plotësoni të dhënat si më poshtë (fig 4.5):

Përzgjidhni bankën, plotësoni vlerën më pas klikoni butonin Shto.

Figura 4.5 Detajet mandat depozitimi

5.Shiko detajet e një faturë shitje

Për të kontrolluar të dhënat e një faturë shitje, përzgjidhni faturën dhe më pas klikoni në butonin Shiko (fig 5.1).

Figura 5.1 Shiko faturë shitje