Klientët
Në menunë klientët mund të shtoni klientë të rinj, sinkronizoni balancat e klientëve, të shikoni historikun e veprimeve, Te shikoni të dhenat e klientit, të editioni të dhënat dhe të fshini klient.
1.Shtimi i një klienti të ri
Për të shtuar një klient të ri klikoni menunë Shitje & blerjet, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Klientet, më pas klikoni butonin Shto (fig 1.1).
Figura 1.1 Lista e klientëve
Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotësoni të gjitha fushat në formën e hapur (fig 1.2):
Figura 1.2 Shto klient
- Emri (1) - plotësoni fushën emri.
- I rastësishëm (2) - nëse aktivizoni opsionin i rastësishëm fusha Id e mjetit identifikues nuk plotësohet me informacion.
- Mjeti i identifikimit (3) - zgjidhni një nga opsionet e mjetit te identifikimit.
- Id e mjetit të identifikimit (4) - plotësoni ID e mjetit identifikues.
- Lloji i pagesës (5) - zgjidhni nje nga llojet e pagesës.
- Kushtet e pagesës (6) - përcaktoni kushtet e pagesës.
- Shtet (7) - zgjidhni shtetin.
- Adresë (8) - zgjidhni adresën, klikoni butonin shto prane fushës adresë për të shtuar një adresë të re.
- Kontakt (9) - përzgjidhni kontaktin ose shtoni një të ri duke klikuar buotnin Shto.
- Llogaria kontabël (10) - përzgjidhni llogarinë kontabël.
- Llogaria e parapagimit (11) - përzgjidhni llogarinë e parapagimit.
- Llogaria e zbritjes (12) - përzgjidhni llogarinë e zbritjes.
- Grupi (13) - përzgjidhni një nga grupet, nëse doni të caktoni klientin në një nga grupet e konfiguruara në sistem.
- Zbritje (14) - caktoni zbritjen nëse do të aplikoni zbritje për klientin.
- Pika e preferuar e shitjes (15) - zgjidhni pikën e preferuar të shitjes për klientin.
- Shenim (16) - mund të plotësoni fushën me shënim për klientin.
2.Editimi i të dhënave të një klienti
Për të edituar të dhënat, përzgjidhni klientin nga lista e klientëve dhe me pas klikoni ne butonin Ndrysho (fig 2.1).
Figura 2.1 Ndrysho të dhënat
Modifikoni te dhënat në formën e hapur, më pas klikoni butonin Ndrysho për të ruajtur ndryshimet.
3.Shiko të dhënat e një klienti
Për të kontrolluar të dhënat e një klienti, klikoni ne butonin Shiko (fig 3.1).
Figura 3.1 Shiko të dhënat
4.Sinkronizo balancën/ kontrollo historikun
Për të sinkronizuar balancën e një klienti klikoni butonin Sinkronizo balancën (1). Për të kontrolluar historikun e veprimeve të klientëve klikoni butonin Shiko historikun e veprimeve (2)(fig 4.1).
Figura 4.1 Sinkronizimi i balances/ Historiku i veprimeve
5.Fshi klientë nga sistemi
Për të fshirë klientë, përzgjidhni klientin që do të fshini dhe më pas klikoni butonin Fshi (fig 5.1).
Figura 5.1 Fshi klientë
Për të riaktivizuar një klient të fshirë, klikoni butonin e editimit. Ne formën e hapur ndryshoni statusin e klientit duke e kthyer në aktiv (fig 5.2).

Figura 5.2 Aktivizo klient