Skip to main content

Likujdimi i faturave te shitjes

Për të lidhur faturat e shitjes me mandatet përkatëse në sistem, kryhet procesi i likuidimit të faturave të shitjes. Procesi kryhet si me poshte : 1.Numri i dokumentit --> numri i dokumentit është një vlerë unike, në rastet kur numri i dokumentit nuk vendoset manualisht nga tastiera, autogjenerohet në mënyrë automatike nga vetë sistemi gjatë shtimit të dokumentit .Nese vendoset manualisht duhet te behet uncheck autogjenerimi.

2.Data e dokumentit --> përzgjidhni datën e regjistrimit të dokumentit.

3.Klienti--> përzgjidhet kodi i klientit, për të cilin do të shfaqen të gjitha faturat e shitjes që janë ende të papaguara(6) dhe mandatet e regjistruara në sistem(5), të cilat nuk janë të lidhura me faturat.

4.Pershkrimi --> shenim përshkrim mbi dokumentin që po regjistroni.

Per te kryer likujdimet e faturave mjafton te perzgjidhen faturat me ane te butonit "Likujdo" dhe mandatet me ane te butonit "Perdor".

Pasi kryhet lidhja e faturave te shitjes me mandatet, jepet posto te dokumentit(7).