Skip to main content

Kërkesë Shitje

Në menunë kërkesë shitje mund të krijoni, editoni dhe shikoni të dhënat e një kërkesë shitje, gjithashtu mund ta konvertoni në ofertë

1.Shto kërkesë shitje

Për të shtuar një kërkesë shitje klikoni në menunë Shitje & Blerje, përzgjidhni dhe klikoni nënmenune Kërkesë Shitje dhe më pas klikoni butonin** Shto **(fig 1.1)

Figura 1.1 Lista e kërkesë shitjeve

Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotësoni fushat e nevojshme në formën e shfaqur (fig 1.2):

Figura 1.2 Shto kërkesë shitje

Klienti (1) - përzgjidhni klientin nga drop-down lista që do t'ju shfaqet, pasi të keni përzgjedhur klientin mund të shtoni "Kontakt per faturim" dhe Adresë për faturim" duke klikuar në butonat Shto anash dy label-ve të përmendura

Numri i dokumentit (2) - në rastet kur autogjenerimi është aktiv numri i dokumentit gjenerohet automatikisht pas ruajtjes së kërkesës së shitjes

Data (3) - përzgjidhni datën e regjistrimit të dokumentit

Përshkrimi (4) - mund të shenoni përshkrim mbi dokumentin që po regjistroni

Pika e shitjes (5) - përzgjidhni pikën e shitjes

Automjeti (6) - përzgjidhni automjetin

Transportuesi (7) - përzgjidhni transportuesin

Tipi (8)- Në sistem janë konfigurar dy lloje, artikull dhe llogari përzgjidhni tipin për të cilin do të krijoni kërkesë shitje

Artikulli/Llogaria (9) - në bazë të tipit të zgjedhur do t'ju shfaqet lista e artikujve ose llogarive, përzgjidhni artikullin ose llogarinë që do të regjistroni

Përshkrimi (10) - fusha përshkrimi plotësohet automatikisht me përzgjedhjen e artikullit

Njesia matëse (11) - fusha njësia matëse plotësohet automatikisht me përzgjedhjen e artkullit

Sasia (12) - plotësoni fushën sasia duke përcaktuar sasinë e artikujve

Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat e nevojshme klikoni butonin Ruaj. Dokumenti do të ruhet me sukses dhe do të shfaqet në listen e dokumentave Kërkesat e Shitjes.

2.Editimi i një kërkesë shitje

Për të edituar një kërkesë shitje , përzgjidhni dokumentin që do të editoni dhe me pas klikoni ne butonin Ndrysho (fig 2.1). Modifikoni të dhënat që doni të ndryshoni dhe klikoni në butonin Ruaj për ti ruajtur ato.

Figura 2.1 Edito të dhënat

3. Shiko të dhënat e një kërkesë shitje

Për të kontrolluar të dhënat e një dokumenti kërkesë shitje përzgjidhni dokumentin dhe më pas klikoni butonin Shiko (fig 3.1).

Figura 3.1 Shiko kërkesë shitje

4.Konvertimi i një kërkesë shitje në ofertë

Për të konvertuar në kërkesë shitje në ofertë, përzgjidhni dokumentin që do të konvertoni dhe më pas klikoni butonin Konverto kërkesën në ofertë (fig 4.1).

Figura 4.1 Konverto kërkesën në ofertë

Pasi të keni klikuar butonin Konverto kërkesën në ofertë do t'ju shfaqet forma e kërkesës e plotësuar, duke klikuar në butonin Ruaj, kërkesa ju konvertohet në ofertë.