Skip to main content

Mandat Terheqje

Në menunë mandat tërheqje mund të shtoni mandat, të editoni të dhënat e një mandati dhe të kontrolloni të dhënat e mandateve të regjistruar në sistem.

1.Shtimi i një mandat tërheqje

Për të shtuar një mandat tërheqje në sistem klikoni në menunë Arkat & Bankat, përzgjidhni nënmenunë Mandat tërheqje më pas klikoni butonin Shto (fig 1.1).

Figura 1.1 Shto mandat tërheqje

Në dritaren e shfaqur plotësoni të gjitha fushat e nevojshme dhe klikoni butonin Posto për të ruajtur mandat tërheqjen e krijuar (fig 1.2).

Figura 1.2 Mandat tërheqje

Në rastet kur furnitori ka fatura të papaguara klikoni butonin Paguaj Fatura (18) (fig1.2), përzgjidhni faturën që do të paguani dhe plotësoni vlerën e pagesës për faturë dhe më pas klikoni butoni Ruaj (fig 1.3).

2. Editimi i një mandat pagese

Për të edituar një mandat pagese, përzgjidhni mandat pagesën të dhënat e të cilës do të editoni, me pas klikoni në butonin Ndrysho (fig 2.1).

Figura 2.1 Ndrysho mandatin

Pasi të keni modifikuar të dhënat klikoni në butonin posto për të ruajtur ndryshimin.

3. Shiko detajet e një mandat terheqje

Për të kontrolluar detajet e një mandat tërheqje, përzgjidhni mandatin dhe klikoni në butonin Shiko (fig 3.1).

Figura 3.1 Shiko mandat tërheqje