Mandat Arkëtimi
Në menunë mandat arkëtimi mund të shtoni, modifikoni dhe të shikoni detajet e arkëtimit për çdo listë arkëtimi.
1.Shtim i një mandat arkëtimi
Për të shtuar një mandat arkëtimi klikoni në menunë Arkat & Bankat, përzgjidhni nënmenunë Mandat Arkëtimi dhe klikoni në butonin Shto (fig 1.1).
Figura 1.1 Lista Arketimeve
Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotësoni të gjitha fushat e nevojshme dhe më pas klikoni butonin Posto (fig 1.2).
Figura 1.2 Shtim arkëtimi
1.Nr - në fushën nr. plotësohjet numri unik i mandatit të arkëtimit, në rastet kur butoni autogjenerim është aktiv numri gjenerohet automatikisht nga sistmi pasi kemi klikuar butonin Posto, në rastet kur opsioni autogjenerim nuk është aktiv fusha nr. mund të plotësohet manualisht nga përdoruesi.
2.Data e dokumentit - përzgjidhni datën e dokumentit
3.Përshkrimi - përshkrim në lidhje më mandat arkëtimin
4.Numri serial - plotësoni numrin serial
5.Qendra e kostos - përzgjidhni qendren e kostos
6.Arkat - Përzgjidhni arkën ku do të arkëtoni , pas përzgjedhjes së arkës fusha monedha dhe Kursi i këmbimit do të plotësohen automatikisht
7.Vlera Mon.Huaj - Plotësoni fushën vlera mon.huaj me vlerën që do të arkëtoni
8.Lloji - përzgjdhni llojin, ekzistojnë tre lloje në sistem logari kontabël, klient, furnitor
9.Subjekti- në bazë të llojit të përzgjedhur do mund të caktoni dhe subjektin
10.Tipi hyrjes - përzgjidhni tipin e hyrjes kredit ose debit
11.Përshkrimi - përshkrimi mbi arkëtimin
12.Nr.Dok.Jashtëm - plotësohet numri i një dokumenti të jashtëm, kur ka të tillë
13.Monedha - përzgjidhni monedhën për vlerën që do të arkëtohet
14.Kursi i këmbimit - plotësohet automatikisht sipas kursit të këmbimit të konfiguruar pr monedhë
15.Monedhë e huaj - Në rastet kur monedha është e ndyshme nga lekë, vlera e debit/kreditit do të plotësohet në fushën Mon.Huaj
16.Monedha bazë - kur monedha e zgjedhur është e ndryshme nga lekë fusha mon.Bazë përllogaritet automatikisht sipas kursit të kembimit të monedhës së zgjedhur dhe vlerës së regjistruar në fushën Mon.Huaj. Kur monedha e zgjedhur është lekë përdoruesi plotëson vetëm fushën Mon.Bazë
- Në rastet kur lloji klient i zgjedhur ka fatura të papaguara, pasi keni plotësuar të gjitha fushat e nevojshme, ju shfaqet butoni Paguaj faturat (fig 1.3)
Figura 1.3 Butoni paguaj faturat
Duke klikuar në butonin paguaj faturat do mund të shihni të gjithë faturat e papaguara nga klienti dhe të paguani ato brenda vlerës së mandatit që do të regjistroni. Për të paguar faturat mjaftonë të përzgjidhni faturat që do të paguani të plotësoni vlerën në fushën Pagesa dhe të klikoni në butonin Ruaj (fig 1.4).
Figura 1.4 Paguaj faturat
2.Editimi i një mandat arkëtimi
Për të edituar të dhënat e një mandat arkëtimi, përzgjidhni mandat arkëtimin që do të modifikoni dhe më pas klikoni në butonin Edit, modifikoni të dhënat që doni të ndryshoni, për të ruajtur ndryshimet klikoni butonin Posto (fig 2.1).
Figura 2.1 Klikoni butonin Edit
3. Shiko mandat arketimi
Për të parë të gjitha detaj e një mandat arkëtimi, përzgjidhni mandatin dhe klikoni në butonin Shiko (fig 3.1).
Figura 3.1 Shiko mandat