Mandat Pagese
Në menunë mandat pagese do mund të shtoni mandat pagesa, të editoni të dhënat për mandat pagesat e regjistruara në sistem dhe të shikoni detajet për cdo mandat pagese të postuar.
1.Shtimi i një mandat pagese
Për të shtuar një mandat pagese në sistem klikoni në menunë Arkat & Bankat, përzgjidhni nënmenunë Mandat Pagese më pas klikoni butonin Shto (fig 1.1).
Figura 1.1 Shto mandat pagese
Në dritaren e shfaqur plotësoni të gjitha fushat e nevojshme dhe klikoni butonin Posto për të ruajtur mandat pagesën e krijuar (fig 1.2).

Figura 1.2 Posto mandat pagese
Në rastet kur furnitori ka fatura të papaguara klikoni butonin Paguaj Fatura, përzgjidhni faturën që do të paguani dhe plotesoni vlerën e pagesës për faturë dhe më pas klikoni butoni Ruaj (fig 1.3)
Figura 1.3 Paguaj faturat e furnitorit
2. Editimi i një mandat pagese
Për të edituar një mandat pagese, përzgjidhni mandat pagesën të dhënat e të cilës do të editoni, me pas klikoni në butonin Ndrysho (fig 2.1).
Figura 2.1 Ndrysho mandat pagese
Pasi të keni modifikuar të dhënat klikoni në butonin posto për të ruajtur ndryshimin.
3. Shiko detajet e një mandat pagese
Për të kontrolluar detajet e një mandat pagese, përzgjidhni mandat pagesën dhe klikoni në butonin Shiko (fig 3.1).
Figura 3.1 Shiko mandat pagese