Skip to main content

Mandat Depozitimi

Në menunë mandat depozitimi mund të shtoni mandat, të editoni të dhënat e një mandati dhe të kontrolloni të dhënat e mandateve të regjistruar në sistem.

1.Shto mandat depozitimi

Për të shtuar mandat depozitimi klikoni në menunë Arkat & Bankat, përzgjidhni nënmenunë Mandat Depozitimi dhe më pas klikoni butonin Shto (fig 1.1).

Figura 1.1 Lista depozitimeve bankare

Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotësoni të gjitha fushat e nevojshme data dokumentit, pershkrimi, numri serial, banka, monedha, vlera mon.baze, lloji, subjekti,tipi i hyrjes, përshkrimi, mon.baze klikoni butonin Posto (fig 1.2)

Figura 1.2 Shto depozitim bankarë

  • Në rastet kur lloji klient i zgjedhur ka fatura të papaguara, pasi keni plotësuar të gjitha fushat e nevojshme, ju shfaqet butoni Paguaj faturat (18) (fig 1.2)

Duke klikuar në butonin paguaj faturat do mund të shihni të gjithë faturat e papaguara nga klienti dhe të paguani ato brenda vlerës së mandatit që do të regjistroni. Për të paguar faturat mjaftonë të përzgjidhni faturat që do të paguani të plotësoni vlerën në fushën Pagesa dhe të klikoni në butonin Ruaj (fig 1.3).

2.Editimi i një mandat depozitimi

Për të edituar të dhënat e një mandat depozitimi, përzgjidhni mandat depozitimin që do të modifikoni dhe më pas klikoni në butonin Edit, modifikoni të dhënat që doni të ndryshoni, për të ruajtur ndryshimet klikoni butonin Posto (fig 2.1)

Figura 2.1 Editimi i nje mandat depozitimi

3. Shiko mandat depozitimi

Për të parë të gjitha detaj e një mandat depozitimi, përzgjidhni mandatin dhe klikoni në butonin Shiko (fig 3.1)

Figura 3.1 Shiko mandat depozitimi