Skip to main content

Lista e Bankave

Në menunë lista e bankave do mund të shtoni një bank të re në sistem,të editoni të dhenat, të sinkronizoni balancën, të shikoni historikun e veprimeve dhe të fshini një bank nga sistemi.

1.Shtimi i një banke

Për të shtuar një bank të re në sistem, klikoni në menunë Arkat & Bankat përzgjidhni nënmenunë Lista e bankave dhe klikoni butonin Shto (fig 1.1)

Figura 1.1 Lista e bankave

Në dritaren e shfaqur plotësoni të dhënat e nevojshme llogaria kontabël, monedha, banka e nivelit të dytë, IBAN, SWIFT, numri i llogarisë, shenime dhe më pas klikoni në butonin Shto (fig 1.2).

Figura 1.2 Shto bankë

Note
Gjatë shtimit te një banke, ju mund të shtoni banka të nivelit të dytë në rast se mungojnë në drop-down listën e shfaqur, duke klikuar ne butonin **Shto** pranë fushës *Banka të nivelit të dytë*!

2.Editimi i të dhënave të bankës

Për të edituar të dhënat e bankës, përzgjidhni bankën dhe klikoni në butonin Ndrysho bankën (fig 2.1). Në dritaren e shfaqur klikoni modifikoni të dhënat që doni të ndryshoni dhe me pas klikoni Butonin Ndrysho për të ruajtur modifikimet.

Figura 2.1 Ndrysho bankën

3. Sinkronizimi i balancës

Për të sinkronizuar balancat për bankat e regjistruara në sistem, mjaftonë të përzgjidhni bankën dhe të klikoni në butonin Sikonronizo balancën (fig 3.1).

Figura 3.1 Sinkronizimi i balancës

4.Kontrolli i historikut të veprimeve

Për të kontrolluar historikun e veprimeve klikoni në butonin Shiko historikun e veprimeve (2) (fig 1.1). Pasi të keni klikuar butonin shiko historikun e veprimeve do t'ju shfaqet historiku i bankës, për secilin nga dokumentat do të shihni më shumë detaje duke klikuar në butonin Shiko (fig 4.1).

Figura 4.1 Historiku i bankës

5.Fshirja e një banke nga sistemi

Për të fshirë një bank nga sistemi klikoni në butonin Fshi Bankën (fig 1.1). Pasi të keni klikuar butonin fshi bankën do t'ju shfaqet nje aler informues për të konfirmuar fshirjen e bankës, pasi të keni klikuar mbi butonin Fshi (fig 5.1), banka do të fshihet me sukses.

Figura 5.1 Fshi bankën

Kujdes:
Bankat të cilat kanë historik veprimi nuk mund te fshihen nga sistemi!