Skip to main content

6.7.4 Shtese se asetit

Shtesat e asetit përfshijnë çdo investim ose përmirësim të bërë në një aset ekzistues me qëllimin e rritjes së vlerës së tij ose zgjatjes së jetës së tij të dobishme.

Per kryer regjistrimin e shteses se asetit duhet te ndiqen hapat e meposhtme :

1.Klikojme butonin "Shto" tek seksioni Shtese Aseti.

2.Pasi të keni klikuar butonin "Shto", do t'ju shfaqet dritarja me fushat e meposhtme (fig x).\

3.Plotësoni të gjitha fushat e nevojshme:

Numri i dokumentit(1) --> në rastet kur numri i dokumentit nuk plotësohet nga përdoruesi, vlera gjenerohet automatikisht gjatë ruajtjes së fletës se shteses se asetit.

Data e dokumentit(2) -->përzgjidhni datën në të cilën do të regjistrohet dokumenti.

Pershkrimi(3) -->përshkrimi plotësohet nga përdoruesi dhe është një e dhënë identifikuese për dokumentin.

Llogari kunderparti(4) --> plotesohet se cila llogari do preket si kunderparti.

Filtrat(5) -->Bazuar në opsionet e filtrave që zgjidhni, do të gjenerohen të gjitha asetet që plotësojnë kushtet e këtyre filtrave.

Astetet(6) -->përzgjidhet kodi i asetit.

Nr.Serial(7) -->përzgjidhet numri serial i asetit.

Pershkrimi(8) -->fusha përshkrimi plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së asetit.

Magazina(9) -->përzgjidhni magazinën ku ndodhet seriali i asetit.

Vlera bruto historike(10) -->tregon vlerën bruto të serialit të asetit dhe është e paeditueshme.

Vlera shtese(11) --> vendoset vlera shtese e asetit.

Veprime(12)-->bëhet ruajtja e rreshtit me checkbox ✅ dhe fshirja me checkbox-in 🗑️.

Shto Rresht(13) -->për shtuar rresht të ri, klikohet mbi butonin "Shto Rresht".

Posto(14) -->Per te kryer postimin e dokumentit duhet të klikohet mbi butonin "Posto".