6.7.3.2 Flete Amortizimi-Regjistrim i Amortizimit & Mbyllje viti
Amortizimi i periudhes eshte ajo pjese e amortizimit qe eshte kalkuluar por nuk eshte postuar ende ne llogari kontabel. Amortizimi i periudhes fiskale dhe menaxheriale llogaritet cdo dite. Per te kryer rregjistrimin e amortizimit te periudhes duhet te ndiqni hapat e meposhtem :
1.Klikojme butonin "Shto" tek seksioni Flete Amortizimi.
2.Pasi të keni klikuar butonin "Shto", do t'ju shfaqet dritarja me fushat e meposhtme (fig x).
3.Plotësoni të gjitha fushat e nevojshme:

- Numri i dokumentit(1) -->në rastet kur numri i dokumentit nuk plotësohet nga përdoruesi, vlera gjenerohet automatikisht gjatë ruajtjes së fletës se amortizimit.
- Data e dokumentit(2) -->përzgjidhni datën në të cilën do të regjistrohet dokumenti.
- Pershkrimi(3) -->përshkrimi plotësohet nga përdoruesi dhe është një e dhënë identifikuese për dokumentin.
- Lloji i amortizimit te asetit(4) --> percaktohet per cilin tip veprimi do e kryeni kete flete amortizimi.Ne kete rast duhet te perzgjidhni opsionin "Regjistrimi i amortizimit" per kalkulim periudhe dhe opsionin "Mbyllje Viti" per amortizimin qe kryhet ne fund te vitit.
- Llogaria kunderparti(5) --> plotesohet se cila llogari do preket si kunderparti.
- Filtrat(6) -->Bazuar në opsionet e filtrave që zgjidhni, do të gjenerohen të gjitha asetet që plotësojnë kushtet e këtyre filtrave.
- Pastro filtrat (7) -->Per te fshire te gjitha rreshtat e gjeneruar nga filtrat mjafton te klikoni butonin "Pastro filtrat" dhe te aprovoni mbi mesazhin qe do t'ju shfaqet.
- Asetet(7) --> përzgjidhet kodi i asetit.
- Nr. Serial(8) --> përzgjidhet numri serial i asetit.
- Përshkrimi(9) --> fusha përshkrimi plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së asetit.
- Magazina(10) --> përzgjidhni magazinën ku ndodhet seriali i asetit.
- Llogari shpenzimi amortizimi(11) --> plotësohet automatikisht nga skema kontabël që ka aseti.
- Llogari amortizimi (12) --> plotësohet automatikisht nga skema kontabël që ka aseti.
- Amortizimi i periudhës fiskale (13) --> përcaktohet amortizimi i periudhës fiskale, por do të jetë i paeditueshëm në fletën e amortizimit me lloj "Regjistrimi i amortizimit" dhe me lloj "Mbyllje Viti".
- Amortizimi i akumuluar fiskal(14) --> përcaktohet amortizimi i akumuluar fiskal, por do të jetë i paeditueshëm në fletën e amortizimit me lloj "Regjistrimi i amortizimit" dhe me lloj "Mbyllje Viti".
- Amortizimi i periudhës menaxheriale(15) --> përcaktohet amortizimi i periudhës menaxheriale, por do të jetë i paeditueshëm në fletën e amortizimit me lloj "Regjistrimi i amortizimit" dhe me lloj "Mbyllje Viti".
- Amortizimi i akumuluar menaxherial(16) --> përcaktohet amortizimi i akumuluar menaxherial, por do të jetë i paeditueshëm në fletën e amortizimit me lloj "Regjistrimi i amortizimit"dhe me lloj "Mbyllje Viti".
- Vlera bruto historike(17) --> tregon vlerën bruto të serialit të asetit dhe është e paeditueshme.
- Veprime(18) --> bëhet ruajtja e rreshtit me checkbox ✅ dhe fshirja me checkbox-in 🗑️.
- Shto Rresht(19) --> për shtuar rresht të ri, klikohet mbi butonin "Shto Rresht".
- Llogarit amortizimin(20) --> Kur janë plotësuar të gjitha asetet me serialet perkates për të kryer rregjistrimin e amortizimit ,klikohet mbi butonin "Llogarit amortizim". Ky funksionalitet kryen përllogaritjet formularike të sistemit sipas metodës lineare ne periudhe ditore nga amortizimi i fundit deri ne momentin qe po gjeneroni dokumentin per amortizimin e periudhes kontabel. Per te kryer postimin e dokumentit duhet të klikohet mbi butonin "Posto".
