6.7.1 Celja e karteles se asetit
Për të shtuar një aset të ri klikoni në menunë inventari, përzgjidhni dhe klikoni nën menunë Asetet.
Figura 172. Navigimi per tek menu-ja Asetet
Do t'ju shfaqet lista e aseteve të regjistruar në sistem, më pas klikoni butonin Shto (fig x).
Figura 173. Lista e aseteve te regjistruara ne sistem
Pasi të keni klikuar butonin Shto, do t'ju shfaqet dritarja me fushat dhe tab-et (fig 124).
Figura 174. Të përgjithshme

Plotësoni të gjitha fushat e nevojshme:
Kodi (1) - kodi i asetit është një vlerë unike, në rastet kur kodi nuk vendoset manualisht nga tastiera, autogjenerohet në mënyrë automatike nga vetë sistemi gjatë shtimit të asetit.
Përshkrimi (2) - përshkrimi plotësohet nga përdoruesi dhe është një e dhënë identifikuese për asetin.
Lloji Asetit (3) - në sistem janë të regjistruar 2 lloje asetesh (AA materiale & AA jomateriale). Gjatë regjistrimit të një asetit në fushë do te shfaqet si vlerë default lloji AA Jomateriale.
Tipi i Aseteve (4) –gjate momentit te plotesimit te llojit te asetit, automatikisht shfaqet e plotesuar nese :
Lloji i asetit AA Jomateriale : Tipi i Asetit --> AA jomateriale
Lloji i asetit AA materiale : Tipi i Asetit do te perzgjidhet nga useri nga lista e ofruar me opsionet sic paraqiten ne figuren me poshte.
Figura 175. Tipet e asetit
Specifikime (5) – Ne varesi te plotesimit te tipit te aseteve do te shfaqen fushat perkatese specifikimesh qe nevojiten
te plotesohen.
- Kategoria e aseteve (6) – do te perzgjidhet nga user-i kategoria ne te cilen aseti perket.
- Nenkategoria e aseteve (7) - do te perzgjidhet nga user-i nenkategoria ne te cilen aseti i perket.
- Grupi asetit 1 (8) - do te perzgjidhet nga user-i grupi asetit ne te cilen aseti i perket.
- Grupi asetit 2 (9) - do te perzgjidhet nga user-i grupi asetit 2 ne te cilen aseti i perket (jo e detyrueshme).
Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat e nevojshme në tab-in Të përgjithshme , klikoni tab-in Skema Kontabël (fig x)
Figura 176. Skema kontabel tek kartela asetit

Skema kontabël do te plotesohet nga useri ne perzgjedhje te opsioneve te shfaqura ne baze te konfigurimeve të bëra në tabin “Identifikuese Teknike “. Skemat e shfaqura janë të kategorizuara sipas te dhenave te plotesuara në tabin “Identifikuese Teknike “ dhe keto skema postimi rrjedhin nga lista e skemave te postimit te aseteve sic shfaqen ne figuren me poshte:
Figura 177. Skemat e Postimit per Asete

Në rastet kur për një skemë kontabel duhet të ndryshoni llogaritë kontabël të konfiguruara mjafton të klikoni butonin Ndrysho dhe do mund të keni akses editimi.
Pasi të keni përzgjedhur skemën kontabël klikoni në tab-in “Amortizimi” (fig x).
Figura 178. Të dhënat e Amortizimit

- Vendoset vlera ne % e amortizimit.
- Nese aseti do te ndiqet dhe ne menyre manaxheriale klikohet butoni kuq dhe aktivizohet duke shfaqur dhe fushen per te vendosur vleren ne % per amoritizimin manaxherial sic paraqitet me poshte.
