Urdhër Blerje
Në menunë urdhër blerje mund të krijoni urdhër blerje, te shikoni të dhënat e një urdhër blerje, të editoni të dhënat e një urdhër blerje dhe të konvertoni një urdhër blerje në faturë blerje.
1.Shtimi i një urdhër blerje
Për të shtuar një urdhër shitje klikoni menunë Shitje & blerjet, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Urdhër Blerje, më pas klikoni butonin Shto (fig 1.1).
Figura 1.1 Urdhrat e Blerjes
Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotesoni të gjitha fushat në formën e hapur fig(1.2):

Furntori (1) - përzgjidhni furnitorin.
Për import (2) - në rastet kur urdheri i krijuar do të kthehet në një faturë blerje importi.
Numri i dokumentit (3) - në rastet kur autogjenerimi është aktiv numri i dokumentit gjenerohet automaitkisht.
Data (4) - përzgjidhni datën e regjistrimit të dokumentit.
Përshkrimi (5) - vendosni një pershrkim në lidhje me dokumentit që po shtoni.
Qëndra e kostos (6) - përzgjidhni qëndrën e kostos në rast se do të bëni shpërndarje të kostos sipas qëndrave të regjistruara në sistem. Për të caktuar një shpërndarje të re klikoni butonin zgjidh manualisht.
Magazina (7) - përzgjidhni magazinën
Afati i pagesës (8) - caktoni afatin e pagesës.
Monedha (9) - përzgjidhni monedhën.
Kursi i këmbimit (10) - kursi i kembimit plotësohet automatikisht.
Pagesë nga Arka (11) , Banka (12) - ma aktivizimin e një nga formave të pagesës, ju shfaqet drop-down lista sipas aktivizimit përkatës. Lista e arkave nëse zgjidhni pagesë nga arka, lista e bankave nëse zgjidhni pagesë nga banka.
Tipi (16) - shfaqen 2 tipe, llogari ose artikull, përzgjidhni njërin prej tyre.
Kodi (17) - në rastet kur zgjidhni tipi Artikull në fushën kode ju shfaqet lista e artikujve. Në rastet kur zgjidhni tipin llogari ju shfaqet lista e llogarive.
Përshkrimi (18) - fusha përshkrimi plotësohet automatikisht.
Njësia (19) - fusha njësia plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së artikullit.
Tvsh (20) - tvsh plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së artikullit.
Sasia (21) - plotësoni sasinë e artikujve që do të regjistroni në urdhër shitje.
Cmimi (22) - cmimi plotësohet automatikisht.
Shto rresht - nëse do duhet të shtoni llogri ose artikuj të tjerë në dokumentin Urdhër shitje klikoni butonin Shto rresht .
Për të ruajtur të dhwnat e regjistruara më lartë klikoni butonin Ruaj.
2.Editimi i të dhënave të një urdhër blerje
Për të editur të dhënat e një urdhër blerje, përzgjidhni urdhërin të dhënat e të cilit do të editoni dhe klikoni butonin Ndrysho (fig 2.1).
Figura 2.1 Editimi i një urdhër blerje
Pasi të keni modifikuar të dhënat në formën e hapur klikoni butonin Ruaj.
3. Shiko urdhër blerje
Për të kontrolluar të dhënat e regjistruara në një urdhër blerje, klikoni butonin Shiko (fig 3.1).
Figura 3.1 Shiko urdhër blerje
4. Konvertimi i urdhërit në faturë
Për të konveruar një urdhër në faturë, përzgjidhni urdhërin më pas klikoni në butonin Konverto Urdhër në Faturë (fig 4.1)
Figura 4.1 Konverto urdhër në faturë