Skip to main content

Kërkesë Blerje

Në menunë kërkesë blerje mund të krijoni, editoni dhe shikoni të dhënat e një kërkesë blerje, gjithashtu mund të konvertoni një kërkesë blerje në ofertë

1.Shto kërkesë blerje

Për të shtuar një kërkesë shitje klikoni në menunë Shitje & Blerje, përzgjidhni dhe klikoni nënmenune Kërkesë Blerje dhe më pas klikoni butonin Shto (fig 1.1)

Figura 1.1 Shto kërkesë për ofertë blerje

Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotësoni fushat e nevojshme në formën e shfaqur (fig 1.2):

Figura 1.2 Regjistro kërkesë për ofertë blerje

Furnitori (1) - përzgjidhni furnitorin nga drop-down lista që do t'ju shfaqet

Për import (2) - në rast së kërkesë blerja po krijohet për importë, beni check box-in për import

Numri i dokumentit (3) - në rastet kur autogjenerimi është aktiv numri i dokumentit gjenerohet automatikisht pas ruajtjes së kërkesës së shitjes

Data (4) - përzgjidhni datën e regjistrimit të dokumentit

Përshkrimi (5) - mund të shenoni përshkrim mbi dokumentin që po regjistroni

Pagesë nga Arka(6) / Banka (7) - për pagesat nga arka beni check opsionin Arka dhe përzgjidhni arkën nga lista që ju shfaqet, për pagesa nga banka beni check opsionin banka dhe përzgjidhni bankën nga lista që ju shfaqet.

Tipi (8)- Në sistem janë konfigurar dy lloje, artikull dhe llogari përzgjidhni tipin për të cilin do të krijoni kërkesë blerje

Artikulli/Llogaria (9) - në bazë të tipit të zgjedhur do t'ju shfaqet lista e artikujve ose llogarive, përzgjidhni artikullin ose llogarinë që do të regjistroni

Përshkrimi (10) - fusha përshkrimi plotësohet automatikisht me përzgjedhjen e artikullit

Njesia matëse (11) - fusha njësia matëse plotësohet automatikisht me përzgjedhjen e artkullit

Sasia (12) - plotësoni fushën sasia duke përcaktuar sasinë e artikujve

Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat e nevojshme klikoni butonin Ruaj. Dokumenti do të ruhet me sukses dhe do të shfaqet në listen e dokumentave Kërkesat e Blerjeve.

2.Editimi i një kërkesë për ofertë blerje

Për të edituar një kërkesë shitje , përzgjidhni dokumentin që do të editoni dhe me pas klikoni ne butonin** Ndrysho** (fig 2.1). Modifikoni të dhënat që doni të ndryshoni dhe klikoni në butonin Ruaj për ti ruajtur ato.

Figura 2.1 Editimi i një kërkesë për ofertë blerje

3. Shiko të dhënat e një kërkesë për ofertë blerje

Për të kontrolluar të dhënat e një dokumenti kërkesë për ofertë blerje përzgjidhni dokumentin dhe më pas klikoni butonin Shiko (fig 3.1).

Figura 3.1 Shiko të dhënat

4.Konvertimi i një kërkesë për ofertë blerje në ofertë

Për të konvertuar në kërkesë blerjen në ofertë, përzgjidhni dokumentin që do të konvertoni dhe më pas klikoni butonin Konverto kërkesën në ofertë (fig 4.1).

Figura 4.1 Konverto kërkesën në ofertë

Pasi të keni klikuar butonin Konverto kërkesën në ofertë do t'ju shfaqet forma e kërkesës e plotësuar, duke klikuar në butonin Ruaj kërkesa ju konvertohet në ofertë.