Faturë Doganore
Në menunë faturë doganore klikoni mund të regjistroni një faturë doganore dhe të shikoni të dhënat e një fature doganore.
1.Shtimi i një fature doganore
Për të shtuar një faturë doganimi klikoni menunë Shitjet & blerjet, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Faturë Doganore, më pas klikoni butonin Shto (fig 1.1)
Figura 1.1 Lista e Fletëve të Doganimit për Import
Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotësoni formën e hapur me të gjitha të dhënat fig(1.2):
- Nurmi i dokumentit (1) - numri i dikumentit gjenerohet automatikisht kur opsioni Autogjenerim është aktiv. Në rastet kur opsioni autogjenerim nuk është aktivizuar përdoruesi mund të vendos manualish një numër dokumenti.
- Data (2) - përcaktoni datën e krijimit të dokumentit
- Satusi (3) - ekzistojne dy statuse Draft nëse doni ta ruani në draft dokumentin që po shtoni dhe Postuar nëse doni ta postoni.
- Fatura (4) - përzgjidhni një nga faturat për import
- Monedha (5) - fusha monedha plotësohet automatikisht pas zgjedhjes së faturës
- Kursi i këmbimit (6) - kursi i këmbimit plotësohet automatikisht
- Vlera e faturës (7) - plotësohet automatikisht pas zgjedhjes së faturës
- Vlera e faturës në monedhë bazë (8) - plotësohet automatikisht pas zgjedhjes së faturës
- Vlera e doganimit (9) - plotësohet automatikisht pas zgjedhjes së faturës
- Apliko Tvsh (10) - nëse opsioni Apliko Tvsh është aktiv, klikoni në butonin Llogarit TVSH (11) dhe plotësoni fushat e nevojshme për të aplikuar TVSH-në
- Taksa (12) - përzgjidhni një nga taksat nga drop-down lista e shfaqur
- Përshkrimi (13) - fusha përshkrimi plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së taksës
- Vlera (14) - fusha vlera plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së taksës
Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat, klikoni butonin Ruaj.
2.Kontrollo të dhënat e një fature doganimi
Për të kontrolluar të dhënat e një faturë doganimi klikoni menunë Shitjet & blerjet, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Faturë Doganore, përzgjidhni faturën të dhënat e të cilës do të kontrolloni dhe më pas klikoni butonin Shiko (fig 2.1)
Figura 2.1 Shiko faturë doganimi
3.Editimi/fshirja e një fature dioganimi
Ju mund të editoni të dhënat ose të fshini nga sistemi fatura doganimi të cilat ndodhen në statusin Draft. Për të edituar të dhënat e një fature doganimi ë statisin Draft, përzgjidhni faturën që do të modifikoni dhë më pasi klikoni butonin Ndrysho (1) (fig 2.2) . Pasi të keni modifikuar të dhënat klikoni butonin Ruaj. Për të fshirë një fature doganimi ë statisin Draft, përzgjidhni faturën që do të fshinini dhë më pasi klikoni butonin Fshi (2) (fig 2.2).
Figura 2.2 Butoni ndrysho dhe butoni fshi