Ofertë Blerje
Në menunë ofertë blerje mund të krijoni , editoni dhe shikoni dokumentat ofertë shitje dhe mund të konvertoni ofertat në urdhër ose në faturë blerje.
1.Shtimi i një ofertë blerje
Për të shtuar një ofertë shitje klikoni në menunë Shitjet & blerje, përzgjidhni dhe klikoni nënmenunë Ofertë Blerje më pas klikoni butonin Shto (fig 1.1).
Figura 1.1 Shto ofertë blerje
Pasi të keni klikuar butonin Shto, plotësoni të gjitha të dhënat në formën e hapurt (fig 1.2):
1.2 Regjistro oferte blerje
Furnitori (1) - përzgjidhni furnitorin nga lista e klientëve që ju shfaqen
Për import (2) - në rast se oferta e blerjes do të regjistrohet për import
Numri i dokumentit (3) - në rastet kur opsioni Autogjenerim është aktiv, numri i dokumentit gjenerohet automatikisht në momentin që klikojmë butonin Ruaj.
Data (4) - përzgjidhni datën
E vlefshme deri(5) - në rastet kur oferta skadon, përzgjidhni datën në fushën e vlefshme deri
Përshkrim (6) - plotësoni përshkrim për dokumentin që do të regjistroni
Satusi (7) - ekzistojnë 3 statuse , Draft, Aprovuar, Refuzuar. By default ju shfaqet gjithmone statusi Draft
Qendra e kostos (8) - përzgjidhni qenderën e kostos, duke klikuar butonin "Zgjidh manualisht" mund të konfiguroni qëndër kosotje me shpërndarje në vlerë ose përqindje
Monedha (9) - përzgjidhni monedhen
Kursi i këmbimit (10) - fusha kursi i këmbimit plotësohet automatikisht
Pagesa nga * Arka (11), Banka (12) - duke bërë check një nga opsionet Arka ose Banka do mund të përzgjidhni formën e pagesës nga furnitori dhe arkën ose bankën nga drop-down lista e shfaqur.
Tipi (13) - ekzistojnë 2 tipe, Artikull ose Llogari, përzgjidhni sipas ofertës që po krijoni
Kodi (14) - në rastet kur tipi ështe artikull në fushën kodi shfaqet e gjithë lista e artikujve dhe mund të përzgjidhni artikullin për të cilin po krijoni ofertën, në rastet kur ne fushën tipi është përzgjedhur llogari, në fushën kodi do ju shfaqet e gjithë lista e llogarive të regjistruara në sistem, mund të përzgjidhni njërën nga llogaritë
Përshkrimi (15) - fusha përshkrimi plotësohet automatikisht
Njësia (16) - fusha njësia plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së artikullit
Tvsh (17) - fusha tvsh plotësohet automatikisht pas përzgjedhjes së artikullit
Sasia (18) - përcaktoni sasinë e artikujve
Cmimi (19) - fusha cmimi plotësohet automatikisht sipas llogaritjeve sasi, cmim
Shto rresht - klikoni butonin shto rresht nëse në ofertë doni të shtoni artikull ose llogari
Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat klikoni butonin Ruaj.
2.Edito ofetë blerje
Për të edituar një ofertë blerje, përzgjidhni ofertën që do të editoni dhe më pas klikoni butonin Edit (fig 2.1).
Figura 2.1 Edito ofertë blerje
Pasi të keni modifikuar të dhënat klikoni butonin Ruaj.
3.Shiko ofertë blerje
Për të kontrolluar të dhënat e një ofertë blerje, përzgjidhni ofertën të dhënat e të cilës doni të kontrolloni dhe klikoni në butonin Shiko (fig 3.1)
Figura 3.1 Shiko ofertë blerje
4. Aprovimi i një ofertë blerje
Për të aprovuar një ofertë blerje që ndodhet në statusin Draft mjaftonë të klikoni butonin Aprovo (fig 4.1).
Figura 4.1 Aprovo ofertë blerje
5.Refuzo ofertë blerje
Për të refuzuar një ofertë blerje, përzgjidhni ofertën që do të refuzoni dhe me pas klikoni në butonin Refuzo (fig 5.1)
Figura 5.1 Refuzo ofertë blerje
6. Konverto ofertë e blerjes në urdhër blerje
Për të konvertuar një ofertë në urdhër, përzgjidhni ofertën që doni të konvertoni dhe klikoni në butonin Konverto ofertën në urdhër (fig 6.1).
Figura 6.1 Konverto ofertën në urdhër
7.Konverto ofertën në faturë blerje
Për të konvertuar një ofertë blerje në faturë, përzgjidhni ofertën që doni të konvertoni dhe klikoni në butonin Konverto ofertën në faturë (fig 7.1).

Figura 7.1 Konverto ofertën në shitje