4.1.5 Shtimi i një përdoruesi
Në menunë përdoruesi mund të regjistroni përdorues të rinjë në sistem, të editoni të dhënat e përdoruesve ekzistues, të filtroni listën e përdoruesve që doni të shfaqni, të gjeneroni email për ndryshim fjalëkalimi dhe të fshini përdoruesit që nuk kanë më akses në sistem.
Për të shtuar një përdorues të ri klikoni në menunë Konfigurime, në nëmenutë e shfaqura klikoni mbi Përdoruesit. Pasi të klikoni nënmenunë Përdoruesit do t'ju shfaqet lista e përdoruesve (fig 14).
Figura 14. Lista përdoruesve

Për të shtuar një përdorues të ri klikoni në butonin Shto, pasi të keni klikuar në butonin shto do t'ju shfaqet dritarja "Shto përdorues" ku duhet të plotesoni të gjitha fushat e nevojshme për regjistrimin e përdoruesit në sistem (fig 15).
Figura 15. Shtim përdoruesi

Fushat duhet të plotësohen me të dhenat si më poshtë:
- Usermane -- Fusha username do të plotësohet me karakteret që përdoruesi do të përdor gjatë logimit të tij në sistem.
- Emer -- Emrin e përdoruesit që po regjistrojmë.
- Mbiemri -- Mbiemrin e perdoruesit që po regjistrojmë.
- Email -- Email-in e përdoruesit që po regjistrojmë.
- Numri i celularit -- Numri i celularit të përdoruesit që po regjistrojmë.
- Shteti -- Shteti ku përdoruesi ka shtetësinë.
- Qyteti -- Qyteti ku përdoruesi jeton.
- Tipi -- Gjate regjistrimit të një përdoruesi do të zgjidhni tipin "Përdorues". Tipi përdoruesi mund të ketë akses ne sistem dhe të kryejë të gjithë veprimet në bazë të rolit të zgjedhur.
- Roli -- Përdoruesit i caktohet një rol sipas të drejtave dhe kufizimeve që përdoruesi do të ketë në sistem.
- Adresa -- Adresa e përdoruesit që po regjistroni.
- Adresa 2 -- Adresa e përdoruesit në rastet kur ka më shumë se një adresë.
- Butoni Aktiv -- Kur butoni është në statusin aktiv përdoruesi mund të aksesoi sistemin me sukses. Nëse klikojme mbi butonin Aktiv mund të ndryshojmë statusin e tij në "Fshirë". Në rastet kur statusi për përdoruesin e regjistruar është "Fshirë" përdoruesi i regjistruar nuk do mund të aksesoi sistemin.
Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat për të regjistruar një përdorues të ri, butoni Shto kthehet në i klikueshëm. Duke klikuar mbi butonin Shto përdoruesi i ri do të shtohet me sukses ne sistemin Kontabiliteti.