Skip to main content

4.6 Preferenca kompanie

Preferencat e kompanisë janë një grup konfigurimesh dhe opsionesh që lejojnë përdoruesin të përshtasin dhe të ndryshojnë mënyrën sesi sistemi do të operoj dhe raportoj. Këto preferenca përfshijnë çështje të rëndësishme si konfigurimi i llogarive për TVSH-në, skemat kontabël default për artikujt, rrumbullakimi i shifrave, aktivizimi i fiskalizimit në fatura dhe integrime me sisteme të tjera si Alpha dhe DevPos.

Në menunë preferenca kompanie mund të konfiguroni vlera dhe opsione në nivel kompanie (fig 40).

Figura 40. Preferenca kompanie

1.Skema kontabël default për kategoritë - Skema e përzgjedhur do të shfaqet si zgjedhje default në skemat kontabël të konfiguruar për artikull.

2. Qendra e Kostos - mund të aktivizoni/çaktivizoni përdorimin e qendrave të kostove.

3.Kufizimi i periudhës së postimit - mund të aktivizoni/çaktivizoni përdorimin e kufizimit të periudhës së postimit.

4.Llogaria e TVSH-së e zbritshme - konfiguroni llogarinë për tvsh-në e zbritshme.

5. Llogaria e TVSH-së e paguajtshme - konfiguroni llogarinë për tvsh-në e paguajtshme.

6.Llogaria e TVSH-së për rregullime - konfiguroni llogarinë e tvsh-së për rregullime.

7.Llogaria e TVSH-së për pagesa - konfiguroni llogarinë e tvsh-së për pagesa.

8.Llogaria e TVSH-së për të marrë - konfiguroni llogarinë e tvsh-së për të marrë.

9. Rrumbullakim me shifra pas presjes - përcaktoni sa shifra pas presjes do të rrumbullakosen vlerat financiare

10. Fiskalizo faturat - mund të aktivizoni/çaktivizoni opsionin e fiskalizimit në fatura.

11.Integrimi me Alpha - mund të aktivizoni/çaktivizoni integrimin me sistemin Alpha.

12.Integrim me DevPos - mund të aktivizoni/çaktivizoni integrimin me sistemin DevPos.

13.Kategoria Default për Artikujt – përcaktohet kategoria e artikullit qe do të validohet automatikisht kur të celet nje artikull i ri.

14. Nevojitet aprovim për levizjet e magazinëes - mund të aktivizoni/çaktivizoni aprovimin për transferta e mallit ndermjet magazinave.

15. Medota e kostos - konfiguroni metodën e kostos gjatë regjistrimit të një artikulli të ri.

16. Llogaria default për furnitorët - Vlera e përzgjedhur shfaqet si vlerë default në fushën llogaritë kontabël gjatë regjistrimit të një furnitori të ri.

17 .Llogaria e parapagmit për furnitorët - Vlera e përzgjedhur shfaqet si vlerë default në fushën llogaria e parapagimit gjatë regjistrimit të një furnitori të ri.

18. Llogaria default e klientit - konfiguroni llogarinë default të klientit.

19. Llogaria default e parapagimit per klientet - Vlera e përzgjedhur shfaqet si vlerë default në fushën llogaria e parapagimit gjatë regjistrimit të një klienti të ri.

20. Klienti Default për Faturat e Shitjes - përcaktoni klientin default për faturat e shitjes