Skip to main content

4.1.2 Caktimi i autorizimeve për një rol

Për të përcaktuar të drejtat e veprimeve në sistem një roli të ri, përzgjidhni rolin e ri dhe klikoni në butonin Ndrysho autorizimet (fig 8).

Figura 8. Ndrysho autorizimet

Pasi të keni klikuar butonin do t'ju shfaqet ndërfaqja "Ndrysho të drejtat e rolit" (fig 9). Të drejtat janë të organizuara në module, funksionalitete dhe të drejta veprimi. Aktivizimi i të drejtave për rolin e ri bëhet duke check-uar box-in sipas funksionalitetit dhe të drejtës së veprimit që do ti autorizioni.

Figura 9. Autorizimi i të drejtave

Pas shtimit të të drejtave përdoruesi të cilit do ti caktohet roli do të ketë të drejtë vetëm në veprimet dhe funksionalitetet e bëra check.

Note
Për të hequr të drejtat mjafton të beni un-check box-in e veprimeve dhe funksionaliteteve në të cilat roli nuk do të ketë akses.

Për të shtuar të drejta veprimi në një modul të tërë klikoni butonin (1), për të shtuar të drejta tek të gjithave veprimeve në vetem një funksionalitet klikoni në butonin (2). (fig 10)

Figura 10. Shtim të drejtash për gjithë modulin