5.4.1 Strukturë Tabelare
Shfaqet lista e llogarive kontabël si tabelë.

Gjithashtu mund të shtohen dhe të tjera:
1. me anë të butonit ‘Shto’ dhe shfaqet dritarja e mëposhtëme ku duhet të plotësoni fushat e llogarisë që po celni.

-Id --> id duhet të plotësohet me numrin e llogarisë që po krijoni. Kur llogaria ka prind (pra nuk është niveli I parë), id duhet të fillojë me numrin e llogarisë së prindit. Psh 411 llogaria e Klient, mallra, produkte, llogaria që do celim do përmbajë 411 dhe një prapashtesë psh 01
-Kodi Prind --> zgjidhni një llogari
-Monedha --> zgjidhni monedhën për atë llogari
-Pozicion dhe Zëri --> plotësohen automatikisht me plotësimin e Kodit prind
-Tipi i Balancës --> zgjidhni llojin debi, kredi, kredi ose debi
-Përshkrimi --> plorësoni emërtimin që doni ti vendosni kësaj llogarie që po çelni
Shembull i plotësimit

Së fundmi klikoni ‘Ruaj’
2. me anë të butonit 'Importo'.
a. Butoni 'Gjenero template me llogaritë ekzistuese' --> do të gjenerohet një file excel me llogaritë ekzistuese të sistemit + llogaritë e çelura nga ju.
b. Nëse duam të importojmë llogari, duhet të shkarkojmë si fillim formatin e excelit nga sistemi, duket klikuar në ‘Shkarko template’.
Më pas të plotësojmë fushat e nevojshme.
Të klikojmë në ‘Zgjidh file’, përzgjidhni dokumentin.
Së fundmi të klikoni në butonin ‘Ngarko’.

Do tju shfaqet një dritare ku do të tregojë importimin me sukses apo gabimet.
c. Butoni ‘Eksporto’, shkarkon një file Excel me të gjitha llogaritë e sistemit.
Veprime me llogari
- Sinkronizo balancën
procesi i përditësimit të informacionit
Kryhet automatikisht por dhe në mënyrë manual duke klikuar në butonin ‘Sinkronizo balancën’

2. Ndrysho

Për të kryer ndryshime në specifikat e llogarive, klikoni në butonin ‘Ndrysho’ dhe do tju shfaqet dritarja e mëposhtme.

Pasi të kryeni ndryshimet e nevojshme, klikoni ‘Ndrysho’.