Skip to main content

5.1.1 Shto Fletë Kontabël

Ky ambjent përfshinë fushat si mëposhtë:

Të dhëna të përgjithshme:

- Nr --> i cili mund të gjenerohet automatikisht ose në mënyrë manuale (përdoruesi mund të përcaktojnë numrin e Fletës Kontabël)

- Data --> përzgjedhim një datë në kalendar.

- Përshkrimi --> fushë opsionale për t’u plotësuar nga përdoruesi.

- Qendra e kostos --> fushë opsionale

Mund të zgjidhni

1. nga dropdown

2. ose të bëni shpërndarjen në mënyrë manuale duke klikuar te ‘Zgjidh manualisht’.

Shpërndarja mund të bëhet në përqindje apo në vlerë.

Kujdes! Totali i shpërndarjes në përqindje duhet të jetë i barabartë me 100.

Nëse do të bëni shpërndarjen në bazë të vlerës duhet të klikoni në checkbox ‘Shpërndarje në vlerë'.

Të përzgjidhni qendrën e kostos dhe vlerën përkatëse.

Në përfundim të plotësimit klikoni 'Ruaj'.

Lidhje të jashtme

  1. Mund të shtoni një dokument duke klikuar mbi Shto Lidhje dhe të plotësoni fushat lloji i dokumentit (psh Fatura Blerjes) dhe numri i dokumentit (të përzgjidhni një ose disa dokumenta nga lista) dhe më pas klikoni ‘Ruaj’.

2. Mund të ngarkoni file duke klikuar në butonin ‘Shto File’

Shfaqet dritarja si në figurë.

Klikoni mbi zgjidh file dhe përzgjidhni dokumentin tuaj.

Pas ngarkimit të tij, klikoni mbi ‘Ruaj’.

Tek rreshtat e Fletës Kontabël plotësojmë:

  • Llogaria --> duke i përzgjedhur nga lista që shfaqet në klikim të fushës. -Përshkrimi --> opsional për tu vendosur nga ana e përdoruesit.
  • Monedha përzgjidhet automatikisht me plotësimin e Llogarisë.

Duhet të plotësoni fushën Mon Funksionale ose Mon. Huaj në varësi të Debi ose Kredi.

Gjithashtu mund të kryhet  importimi i rreshtave nëpërmjet opsionit ‘Importo rreshta për fletën kontabël’.

Shfaqet dritarja

Klikoni në ‘Shkarko template’

Plotësoni rreshtat sipas formatit të excel.

Më pas klikoni ‘Zgjidh file’, zgjidhni dokumentin, dhe klikoni ‘Ngarko’.

Në përfundim të plotësimit të rreshtave klikoni mbi 'Posto' dhe fleta kontabël do të shfaqet në ambjentin e ‘Lista fletëve kontabël’.