Skip to main content

3.1 Autentifikimi me Fjalëkalim

Përdoruesit mund të logohen në sistemin e Kontabiliteti me anë të kontratës dhe kredencialeve të dërguara në email.

Për t'u loguar në sistem navigoni në linkun: https://demo.devbooks.al/auth/login

Pasi të keni naviguar do t'ju shfaqet screen-i si në figurën mëposhtë, plotesoni fushat e nevojshme dhe më pas klikoni në butonin Verifiko Kredencialet (fig 1).

Figura 1. Plotësoni kredencialet

  1. Kontrata - në fushën kontrata vendosni kontratën tuaj
  2. Username - në fushën username vendosni username-in tuaj
  3. Fjalëkalimi - në fushën fjalëkalimi vendosni fjalëkalimin
Note
Nëse logoheni në sistem për herë të parë do t'ju shfaqet mundësia e ndryshimit të fjalëkalimit. Ju mund të vendosni një fjalëkalim të ri duke ju përmbajtur kritereve të sigurisë.

Pasi të keni klikuar butonin Verifiko Kredencialet do t'ju shfaqen kompanitë e konfiguruara ne kontratën tuaj, mjafton të klikoni butonin Zgjidh për të patur të drejta veprimi në kompaninë e zgjedhur (fig 2).

Figura 2. Zgjidh kompaninë